Arsim

Futen në lojë aziatikët, kush janë 15 universitetet më të mira në botë

Në një rendite të re të universiteteve botërore që niset nga reputacioni akademik, gjetja e një vendi pune dhe kërkimi shkencor, ai i Teknologjisë në Masaçusets vijon të kryesojë top listën e 15 universiteteve më të mira në botë edhe për këtë vit. Ajo është rankuar me 100 pikë

Megjithatë konkurrenca po bëhet çdo vit edhe më agresive, jo vetëm nga gjigantët e mëdhenj amerikanë që kanë qenë gjithmonë në krye, por edhe nga të ashtuquajturit “tigrat e rinj aziatikë”.

Universiteti Kombëtar i Singaporit është futur në 10-shën e shkollave më të mira në botë. Bashkë me ETH në Zyrih të Zvicrës ato thyejnë listën e shkollave ‘top’ që vijon të dominohet nga amerikanët.

15 universitetet më të mira në botë

1. Instituti i Teknologjisë në Masaçusets (MIT)

2. Universiteti i Kembrixhit

3.Universiteti i Oksfordit

4.Universiteti i Harvardit

5.Universiteti Stanford

6. Imperial College London

7. ETH Cyrih

8. Universiteti Kombëtar i Singaporit (NUS)

9.UCL

10. Universiteti i Kalifornisë, Berkeley (UCB)

11. University of Chicago

12. University of Pennsylvania

13. Cornell University

14. The University of Melbourne

15. California Institute of Technology (Caltech)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë