Media Galeri

Futbollistët e Butrintit, ‘hedhje me kokë’ në fushën e përmbytur nga shiu

Që Saranda është më shumë qyteti i notarëve sesa i futbollistëve, këtë pak a shumë të gjithë e dinim. Por së fundmi, një video e lezetshme është shpërndarë nga klubi i Butrintit të Sarandës në Facebook.

Gjatë stërvitjes, dy prej lojtarëve të ekipit kanë vendosur ta shijojnë edhe motin me shi, duke bërë “hedhje me kokë” në fushën e përmbytur. “Plazh në dimër. Harmoni në Sarandë. Respekt për çunat”, shkruhet në video.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë