Futboll

Futbolli kuqezi bashkon të gjithë, Duka fton nga Begaj, Rama dhe Veliaj deri tek një kampion bote për mbrëmjen e madhe

Mbrëmja e së enjtes do të jetë edhe mbërmja më e madhe dhe përmbyllëse e futbollit shqiptar në këtë vit 2023, që për kombëtaren shqiptare ka qenë thuajse perfekt, pas kurorëzimit me kualifikimin në Europianin “Gjermani 2024”. Gazeta Si ka zbuluar ekskluzivisht personazhet kryesorë të kësaj mbrëmjeje të veçantë.

Do të jenë disa çmime që do të jepen për “Lojtarët e vitit”, “Talenti i vitit”, për femra dhe meshkuj dhe gjithashtu do të ketë një çmim special për djemtw e kombëtares që do të jepet nga kryeministri i vendit Edi Rama. Flitet për pasaportat diplomatike që kuqezinjtë i morën me t’u kthyer nga Europini i 2016-s. Tashmë ambasadorët më të mirë të vendit tonë dhe më të suksesshëm padyshim që janë djemt e kombëtaeres që përmbyllën një fushatë eliminatore mjaft të mirë me një sërë rekordesh.

I ftuari special i mbërmjes do të jetë një kampion bote, bëhet fjalë për ish-lojtarin e Juventusit, Barcelonës, Milanit dhe disa klubeve të tjera, lojtarin e përfaqësueses së Italisë, Gianluca Zambrotta.

Veç tij do të ketë edhe shumë personazhe të tjerë të rendësishëm të politikës, nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, tek Kryeministri Edi Ramas apo kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj.

Gjithashtu do të jenë edhe një pjesë e lojtarëve të suksesit të madh të kombëtares të cilët kanë përfunduar impenjimet e tyre me klubet respkektive.

Në këtë festë mbarëshqiptare, nuk mund të mungojnë edhe dy presidentët e tjerë shqiptarë të futbollit rajonit, Agim Ademi, president i Federatës së Kosovës dhe Muhamed Sejdiu gjithashtu shqiptarë, president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Në një ceremoni të tillë të ftuar të veçantë si pjesë e historisë të sukesit do të jenë edhe dy ish-trajnerët kuqezi, Ganni de Biasi, trajneri që udhëhoqei kuqezinjtë në fushatën e parë kualifikuese të eliminatoreve të një Europiani si ai i Francë 2016-të dhe Edoardo Rreja, trajneri që u zëvendësua nga Sylvinho pas rreth 3 vitesh e gjysëm në krye të kombëtares shqiptare.

Një mbrëmje Gala me rreth 800 të ftuar, personazhe të tjerë të jetës publike në vend do të shijojnë këtë natë të 18 dhjetorit në Teatrin e Operas dhe Baletit nga ora 18:00.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë