Media Galeri

Fustani i nusërisë së Princeshës Diana në ankand pas 25 vitesh

Veshja që Diana, Princesha e Uellsit, veshi në ditën e dasmës së saj 40 vjet më parë do të shfaqet në ish-shtëpinë e saj të Pallatit Kensington.

Dukat e Cambridge dhe Sussex e kanë huazuar veshjen në ekspozitë, e cila fillon një muaj para se Diana të mbushte 60 vjeç.

Fustani është krijuar nga David dhe Elizabeth Emanuel.

Veshja ikonike prej mëndafshi u dhurua nga fëmijët e Lady D, Princat William dhe Harry, për të qenë pjesë e një ekspozite të re, e vendosur në Pallatin Kensington, restaurimi i të cilit përfundoi së fundmi.

“Royal Style in Making” (Krijimi i stilit mbretëror) është titulli i ekspozitës që do të përurohet më 3 qershor, qëllimi i së cilës është pikërisht të eksplorojë marrëdhëniet e ngushta dhe intime që krijohen midis një krijuesi të modës dhe një prej klientëve të tij, që është anëtar i familjes mbretërore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë