Lajme

Fushë-Krujë, makina del nga rruga, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Bilaj të Fushë-Krujës, ku 2 persona raportohet të kenë mbetur të plagosur rëndë.
Mësohet se në aksident është përfshirë vetëm një makinë tip ‘Fiat’, e cila ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri që ndodhej brenda makinës tip “Fiat”, por akoma nuk dihet identiteti i tyre.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa forca të shumta policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur ngjarjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë