Lajme

Fushë-Krujë, digjet autovetura pranë qendrës shëndetësore

Një autoveturë është shkrumbuar gjatë natës në Fushë-Krujë.
Autovetura tip BMW është djegur në afërsi të qendrës së qytetit pranë qendrës shëndetësore në Fushë-Krujë.
Mësohet se automjeti ka qenë i parkuar përpara qendrës shëndetësore.
Ka qenë ora 1 e 30 minuta kur banoret kanë konstatuar mjetin në flakë dhe kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësen, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Mjeti është djegur tërësisht por arsyet nuk dihen ende.
Akoma nuk është bërë me dije as identiteti i pronarit, por sipas policisë është emigrant i kthyer ditët e fundit në atdhe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë