Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit ka gjobitur fabrikën e pasurimit të bakrit në Fushë-Arrëz, pasi shkarkonte ujërat e ndotura në lumin Fan.
Kontrolli është bërë sipas planit të masave të hartuara enkas për vijat ujore në vend.
Gjatë këtij kontrolli u konstatua se kjo fabrikë shkarkonte ujërat e ndotura industriale në lumin Fan, duke sjellë si pasojë ndotjen e lumit.
Ndaj këtij subjekti, IKMT-ja mori masë administrative me gjobë 2 milionë lekë, për shkeljen e kryer.
Ndër të tjera, IKMT thotë se vijon punën për evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore në vend si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




