Pretendimet e rreme për vaksinat Covid-19, pjellorinë dhe abortet janë ende duke qarkulluar në internet, pavarësisht se nuk mbështeten në provat.
Një studim tregon se vaksina grumbullohet në vezore – E pavërtetë
Kjo teori vjen nga një studimi i paraqitur tek rregullatori japonez. Studimi u krye tek minjtë ku morën një dozë shumë më të lartë të vaksinës sesa ajo që i jepet njerëzve (1,333 herë më e lartë).
Vetëm 0.1% e dozës totale përfundoi në vezoret e kafshëve, 48 orë pas injektimit. Vendi tjetër më i zakonshëm ishte mëlçia (16% pas 48 orësh), e cila ndihmon në heqjen e mbeturinave nga gjaku.
Vaksina jepet duke përdorur një proteinë yndyrore që përmban materialin gjenetik të virusit, i cili ndikon në sistemin imunitar të trupit.
Dhe ata që promovojnë këtë pretendim zgjodhën një figurë e cila në të vërtetë i referohej përqendrimit të yndyrës që gjendet në vezoret.
Nivelet e yndyrës në vezoret u rritën në 48 orët pas vaksinës, pasi përmbajtja e vaksinës u zhvendos nga vendi i injektimit në trup.
Por, në mënyrë thelbësore, nuk kishte dëshmi se ai ende përmbante materialin gjenetik të virusit.
Ne nuk e dimë se çfarë ndodhi pas 48 orësh pasi ky ishte kufiri kohor i studimit.
Të dhënat e monitorimit tregojnë se vaksinat shkaktojnë aborte – E pavërtetë
Disa postime kanë nxjerrë në pah abortet e raportuara në skemat e monitorimit të vaksinave.
Në të vërtetë u raportuan aborte spontane në këto baza të të dhënave por kjo nuk do të thotë se vaksina është shkaku i tyre.
Një studim ka gjetur të dhëna që tregojnë se shkalla e abortit mes grave të vaksinuara ishte në përputhje me normën e pritur në popullatën e përgjithshme rreth 12.5%.
Victoria Male, një imunologe e riprodhimit në kolegjin “Imperial” Londër thotë se kjo është mjë shkallë e ulët për t’u konsideruar.
Vaksinat mund të sulmojnë placentën – Nuk ka dëshmi
Një peticion i përhapur gjerësisht nga Michael Yeadon, një studiues shkencor i cili ka bërë deklarata të dyshimta në lidhje me Covid-19, pretendoi se proteina e koronavirusit e përfshirë në vaksinat Pfizer dhe Moderna ishte e ngjashme me një proteinë të quajtur sincitin-1, e përfshirë në formimin e placentës.
Ai spekuloi se kjo mund të shkaktojë që antitrupat kundër virusit të ndikojnë edhe një shtatzëni në zhvillim. Disa ekspertë besojnë se kjo ishte origjina e gjithë besimit se vaksinat Covid-19 mund të dëmtojnë pjellorinë.
Por tani janë mbledhur prova që e hedhin poshtë teorinë e tij.
Mjeku amerikan i fertilitetit Randy Morris, i cili donte t’i përgjigjej drejtpërdrejt shqetësimeve që kishte dëgjuar, filloi të monitoronte pacientët e tij për të parë nëse vaksinimi ka ndonjë ndryshim tek shtatzënitë.
Nga 143 persona në studimin e Morris, gratë e vaksinuara, të pavaksinuara dhe të infektuara më parë kishin të ngjarë të kenë një implantim të suksesshëm të embrionit dhe që shtatzënia të vazhdojë.
Problemi është se ndërsa shkencëtarët po nxitojnë të japin prova për të siguruar njerëzit, deri në kohën kur ata mund të raportojnë gjetjet e tyre njerëzit në internet kanë zhvilluar një fushatë anti-vaksinimi duke nxitur shumë ide të pa vërtetuara./BBC/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje