Sport

Fury kundër Ngannou, spektakël milionash në Arabi mes boksit dhe MMA-së

Gazeta Si - Tyson Fury kundër Francis Ngannou. Në Arabinë Saudite vëmendja është maksimale për sfidën ekzibicion, me sfond miliona dollarësh. Ndeshen kampioni i peshave të rënda WBC dhe ish-kampion i botës për peshat e rënda në UFC (bën pjesë në artet marciale mikse).

Që do të jetë mbi të gjita një ‘show’ kuptohet edhe nga ‘titulli’ që është në lojë. Ai që fiton, do të kurorëzohet si "The Baddest Man on the Planet" (Njeriu më i keq në planet).

Për Fury është edhe sfida e parë para 23 dhjetorit, kur ai do të ndeshet në Riad me ukrainasin Usyk në ndeshjen që do të riunifikojë të gjithë brezat e peshave të rënda.

Sfida për të zbuluar 'The Baddest Men on The Planet' do të zhvillohet sipas rregullave zyrtare të boksit profesionist, me 10 raunde dhe 3 gjyqtarë, të cilët, nëse do të jetë e nevojshme, do të vensosin fituesin. Fury, 35 vjeç dhe 206 cm i gjatë, ka 34 fitore, nga të cilat 24 me ‘ko’. Ngannou, 37 vjeç dhe 197 cm i gjatë, debuton në boks.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë