Lajme

Furgoni bie në lumin Shkumbin, shpëton për mrekulli drejtuesi (Foto)

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Një furgon mallrash me targa AA195 JX ka rënë nga 200 metra lartësi duke përfunduar në lumin Shkumbin.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kthesës së Murrashit tek vendi i njohur si Çezma e Myftarit në aksin Elbasan-Librazhd. Sipas dëshmitarëve, mjeti ka qëndruar rreth 20 minuta në ujë deri sa kanë mbërritur forcat e policisë dhe ata të zjarrikëses, të cilët u njoftuan nga banorët e zonës.

Shoferi i furgonit ka pësuar plagë në trup dhe u dërgua në urgjencën spitalore të Elbasanit, ku për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkak i rrëzimit në ujë, ka qenë shpejtësia e mjetit në këtë aks rrugor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë