Ngjarjet e papritura mund të na ndihmojnë të marrim vendime, të na qetësojnë në pikëllim dhe të forcojnë lidhjet tona me të tjerët.
Njerëzit po kërkojnë ti japin kuptim jetës këto kohë, mes gjithë trazirave që kanë ndodhur vitet e fundit. Dhe një mënyrë që disa prej nesh e bëjnë këtë është duke kërkuar ngushëllim në rastësi, ndodhi të papritura.
Ekspertët nuk pajtohen për shkakun e rastësive. Disa thonë se janë të rastësishme dhe për shkak të probabilitetit. Të tjerët shohin Perëndinë ose forcat shpirtërore si shkaktarë. Pa marrë parasysh shkakun, njerëzit që studiojnë rastësitë thonë se vëmendja ndaj këtyre momenteve mund të na ndihmojë, veçanërisht në kohë stresi.
“Rastësitë mund të na ndihmojnë në marrjen e vendimeve, të na qetësojnë në momente të trishtuara dhe të na ndihmojnë të ndihemi më të lidhur me të tjerët dhe më pak të vetmuar”, thotë Bernard Beitman, psikiatër. Dhe studimet tregojnë se ti japësh vëmendjen e duhur rastësive mund të ndihmojë në rritjen e efektivitetit të psikoterapisë dhe mirëqenies mendore.
Rastësitë "mund ta bëjnë botën të ndihet sikur ka kuptim", thotë David B. Yaden, profesor në Universitetin Johns Hopkins. Një hulumtim i tij ka treguar lidhjen midis rastësive dhe rritjes së emocioneve pozitive, marrëdhënieve më të mira personale dhe një sens më të madh kuptimi në jetë.
Gjithsesi psikologët paralajmërojnë se nuk duhet të gjeni kuptim në çdo gjë.
Megjithatë, shumë njerëz i shohin rastësitë kuptimplota. Disa janë të rëndësishme për vetëm një ose dy individë, si kur një mik ju telefonon pikërisht kur ju mendoni për të. Të tjerët i konsiderojnë shumë të rëndësishëm. Mendoni për ylberët që u shfaqën mbi Kështjellën Windsor dhe Pallatin Buckingham në ditën kur Mbretëresha Elizabeth II vdiq muajin e kaluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.