Moti

Fundjavë e nxehtë, temperatura deri në 31 gradë, diell dhe pak erë

Sot Shqipëria pritet të jetë e nxehte fale ndikimit te kushteve atmosferike të qëndrueshme, si pasoje e ndikimit të masave ajrore të ngrohta e të thata qe ka perfshire prej disa ditësh Anticikloni i Azoreve.

Moti pritet të jetë i kthjellët me kohëzgjatje me diell si dhe nuk do të mungojnë vranësirat mesatare kalimtare transparente kryesisht nga orët e mesditës.

Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim –verilindje me shpejtësi 1-6m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina 10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë I forcës 1-2ballë


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë