Media Galeri

Fundi i Mbretit të minjve! Brejtësi 46 cm i gjatë (sa një qen i vogël) vritet nga pensionisti pas betejës shtatëvjeçare

Për shtatë vitet e fundit, pensionisti Derek Blamire ka qenë i përfshirë në një betejë të vazhdueshme për jetë a vdekje me një ushtri parazitësh që kishin pushtuar kopshtin e tij, në kërkim të ushqimit që Blamire u hidhte shpendëve të tij. Deri më tani, 82-vjeçari, pronar i një PUB-i, ka kapur 50 minj në kurthe të helmuara gjatë viteve të fundit, ndërsa mega zbulimi i tij i fundit ndodhi muajin e kaluar. Gruaja e tmerruar e Derek, Sylvia Blamire, 80 vjeçe, shkrepi një foto të krijesës më të fundit që ra në kurth: Një përbindësh 46 cm i gjatë teksa mbahej nga bashkëshorti i saj. “Ishte mjaft i madh, nga hunda deri te bishti ishte rreth 46 centimetra i gjatë. Ishte sa një qen i vogël”, tha Derek, nga Blackburn, Lancashire (Mbretëri e Bashkuar).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë