Futboll

FSHF sjell veteranët e Hanoverit në Tiranë, turne bashkë me kuqezinjtë dhe Flamurtarin

Gazeta Si – Një turne i veçantë do të organizohet më 23 mars në “Shtëpinë e Futbollit”, me organizimin e FSHF-së. Në fushë zbresin veteranët e futbollit, por veteranë të zgjedhur.

Bëhet fjalë për një turne, ku do të marrin pjesë tri skuadra veteranësh: Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë, ekipi i veteranëve të Hanoverit dhe ai i Flamurtarit.

Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë dhe trajneri Sulejman Mema. Gazeta Si, 14 mars 2024

Në kryeqytet do të luhen tri ndeshje, që fillojnë me Shqipëri-Hanover, për të vazhduar me Flamurtari-Hanover dhe Shqipëri-Flamurtari.

Veteranët kuqezi drejtohen nga trajneri Sulejman Mema dhe kanë nisur përgatitjet për këtë turne në fushat ku do të zhvillohet aktiviteti I 23 marsit. Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë pritet të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore në prill.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë