Drejtësia

Fshehu pasurinë / Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo dënohet me 80 orë punë në komunitet

Gazeta Si - Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit (GJKKO) ka dënuar me 9 muaj burg Fatos Lulon, ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese.

Ish-gjyqtari akuzohet për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie, ndërsa dënimi i tij do të konvertohet në 80 orë punë në komunitet, sqaroi sot GJKKO.

Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Kushtetueses Fatos Lulo dhe kërkoi që ky dënim të konvertohej në 2 vite shërbim prove.

SPAK-u e akuzoi Lulon se nuk deklaroi një dyqan, tashmë nën sekuestro në Rrugën e Durrësit. Hetimet zbuluan se ish-gjykatësi nuk i kishte të ardhurat financiare për të krijuar pasurinë e tij.

Para shkarkimit, prej vetingut në vitin 2018, Lulo pretendonte se prona i është dhuruar nga e motra e vet, bashkë me 100 mijë euro. Vetingu nxori se as motra e Lulos nuk kishte të ardhura financiare për të blerë e për të dhuruar dyqanin vëllait të saj.

Gjyqtari Kushtetues u shkarkua nga shkalla e parë e vetingut më 23 mars 2018, vendim i lënë në fuqi edhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë