Gazeta Si – Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelit, Ardjan Hajdari, është shpallur fajtor për fshehje e pasurisë dhe është dënuar me 1 vit burg.
Por dënimi i Gjykatës së Posaçme u pezullua dhe iu konvertua në 2 vite shërbim prove. Ish-gjyqtari i Kolegjit të Apelimit u pezullua nga detyra në muajin shkurt të vitit 2022.
Anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA) Ardian Hajdari u akuzua nga SPAK për fshehje të të ardhurave tatimore dhe mos deklarim pasurie në ILKDPI gjatë ushtrimit të detyrës së avokatit.
LEXO EDHE:
Fshehje pasurie, në procesin kundër Ardian Hajdarit do të pyeten 67 persona
Më 24 qershor 2020, Hajdari u kallëzua penalisht në SPAK me pretendimin se kishte gënjyer në aplikimin për t’u zgjedhur anëtar i KPA-së përmes falsifikimit të dokumenteve. Kallëzimi i referohej deklarimit të tij se punonte prej 17 vitesh si avokat.
Në shkurt të këtij viti, gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Ardian Hajdari, u pezullua nga detyra, pasi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për akuzat e “Mosdeklarimit të të ardhurave” dhe “Deklarimit të rremë të pasurisë”.
Ai dyshohet se gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e avokatit, nuk ka deklaruar asnjë të ardhur siç detyron ligji.
Ardian Hajdari është i dyshuar për probleme me deklarimin e pasurisë, pikërisht një nga shkeljet që më së shumti kanë nxjerr nga sistemi dhjetëra magjistratë.
I njëjti kallëzim është bërë edhe për i ish-anëtarin tjetër të KPA-së, Luan Daci, i cili tashmë ka marrë dënimin nga GJKKO dhe më pas u shkarkua nga detyra.
Ai u dënua me 6 muaj burg konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.