Në disa fshatra të Kurbinit ka mungesë totale të energjisë elektrike që nga ora 18:00. Pa energji janë fshatrat, Gjorm, Zhejë, Sanxhak, Shpërdhet, Shëmri etj.
Këto fshatëra janë rreth 5.000 banorë dhe OSHEE ka njoftuar se zona e Kurbinit është përfshire nga një mot i keq, me erëra të forta dhe me reshje dëbore.
Sipas OSSH kjo ka sjellë avari në rrjetin elektrik duke prekur jo vetëm fshatra të malësisë Kurbin por edhe të Laçit.
“Problem ka pasur dhe në pjesën e rrjetit të OST, por mori zgjidhje në kohë të shkurtër.
Brigadat tona janë në terren, edhe pse në mot jashtëzakonisht të egër. Kjo na pengon të përparojmë ne terrenet ku ka probleme, pasi është e pamundur të punohet në disa zona”,ka njoftuar OSHEE.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




