Media Galeri

Frikë nga lufta, gati bunkerët antiatomikë në Kiev

Këto janë ditë pritjeje, frike dhe shprese për banorët e Kievit, edhe pse Moska ka njoftuar fundin e manovrave ushtarake në Krime.

Kryeqyteti ukrainas po përgatitet për një sulm të mundshëm rus duke riparuar bunkerët e vjetër anti-atomikë, të ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë për t’u mbrojtur nga një sulm i mundshëm nga Perëndimi. Tani, strukturat prej betoni mund të shërbejnë për të mbrojtur civilët ukrainas nga një kërcënim nga Rusia fqinje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë