Një automjet, i cili ka ardhur nga stacioni i autobusëve të Kamzës që qëndrojnë pas pallatit të Operas dhe Baletit është futur në sheshin “Skënderbej”, duke thyer barrierat prej betoni.
Ai është neutralizuar nga një emigrant shqiptar në Suedi, i cili ndodhej rastësisht në shesh dhe nuk e ka lejuar të vijojë makinën, në një moment kur aty ndodheshin me dhjetëra qytetarë.
Policia e Tiranës ka njoftuar zyrtarisht se personi që hyri me makinë në sheshin “Skënderbej” është 32-vjeçari Arben Mema.

Sipas bluve të kryeqytetit, ky person ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe i është gjetur pas kontrollit fizik një sasi lëndësh narkotike.
Policia thotë se përpara se të futej në shesh, ai kishte aksidentuar edhe tre automjete të tjera. Makina është ndaluar pranë çadrave ku janë ngritur qendrat e vaksinimit të qytetarëve.
Ndërkaq, autori ka është shprehur para autoriteteve se përpara se të shkonte të votonte, ka blerë 5 gram hashash, 2 pret të cilave i ka pirë menjëherë dhe shprehet se nuk ka qenë i vetëdijshëm. Meta ka treguar itinerarin e tij në polici, që prej ditës së djeshme ku ka marrë me qira një makinë në Kamëz dhe ditën e sotme kishte shkuar për të votuar në Kombinat.
Arben Meta ka dëshmuar se pasi ka marrë sasinë e kanabisit është drejtuar në zonën e Yzberishtit dhe ka përplasur dy makina. Mema ka shpjeguar se nuk mban mend asgjë nga çka bërë më parë, ndërsa kujton vetëm momentin ku me makinën e marrë me qira dhe që ka qenë në shesh
Ndërkohë, qytetari që e ka neutralizuar, quhet Klodian dhe është nga Tirana. Ai ka rrëfyer para mediave se ka parë makinën që është futur në shesh dhe gjatë ecjes i është hedhur me të dyja këmbët drejtuesit në timon për të ndaluar mjetin.

“Unë quhem Klodian dhe jam nga Tirana, isha në shëtitje, ndërhyrha që të mos lëndoheshin qytetarët. Dyshoj se mund të ketë qenë një akt terrorist, – ka thënë Klodiani, 22 vjeç, emigrant në Suedi, i cili ka shmangur një tragjedi. – Nuk e mendova se mund të dëmtohesha, doja vetëm që të mos lëndoheshin njerëzit”.
Klodian më pas rrëfn si ndëhyri për të neutralizuar autorin: “Mendova që është akt terrorist. U frikësuam, ndalëm njerëzit por ai u vërsul drejt njerëzve, pasi u ndalua makina u afruam për të parë çfarë ndodhi. Ai ndaloi në mes të sheshit, e ktheu makinën, i erdhën disa persona afër dhe s’e ndalën dot, pastaj u vërsul drejt njerëzve. Nuk e di se çfarë mendonte, por thjesht m’u duk shumë e rrezikshme mënyra si ecte. M’u duk shumë e rrzikshme dhe e vetmja formë ishte t’i hyja përmes dritares. Unë gjithë jetën time jam marrë me stërvitje. Më ndihmuan qytetarët, pastaj e qëllova, se isha me dy këmbët në makinë. Pasi i rashë me këmbë në fytyrë, pas goditjes që mori, ai s’foli fare. S’e njoh fare kush është”, shtoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.








