Gazeta Si – Ka një problem te Brazili sa i takon mesfushorit Fred. Lojtari i Mançester Junajtid dhe Seleçaos, në temperatura konstante 30 gradë, me lagështirë, si dhe me punën që bën bën stërvitje, dobësohet më shumë se duhet.
Fred ka humbur gati 3 kilogramë për çdo ndeshje dhe stafi i Brazilit ka filluar të shqetësohet.

Kur nuk ke ndonjë talent të rrallë, për të qenë në mivel të lartë duhet të punosh shumë fort. Fred e di mirë këtë gjë dhe kështu ka vepruar gjithmonë, por në kushtet e kësaj Kupe Bote mund të shndërrohet në një problem.
Stafi teknik i Brazilit është munduar ta ulë pak ngarkesën e stërvitjes për futbollistin e Mançesterit. Po ashtu, stafi mjekësor ka shtuar elementë të tjerë me vlera ushqyese në menunë e tij. Prania e Fred në kombëtaren braziliane është shumë e rëndësishme, edhe pse trajneri Tite ka alternative të tjera në rolin e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



