Njerez

Francezja e ëmbëlsirave në Tiranë, e hidhur për negociatat

Sabina Veizaj - Ajo është francezja më e njohur në Shqipëri. Njihet për ëmbëlsirat e mira në kryeqytet, por vetë ëmbëlsinë e ka racionale.

Ajo mendon se presidenti Emmanuel Macron ka të drejtë kur thotë se “negociatat e Shqipërisë me BE-në duhen shtyrë”.

Mikëpritëse dhe johezituese për të folur për mediet. Qytetare franceze dhe shqiptare njëkohësisht, prej 30 vitesh jeton e punon në Tiranë, Marie-Thérèse Marchal ka vendosur të vijojë të qëndrojë në Shqipëri dhe ia ka dalë, megjithëse thotë se Shqipëria ka shumë probleme të pazgjidhura, veçanërisht ato bazike. Dhe fajin për këtë ia faturon mungesës së vullnetit të politikës.

Marie Marchal

Marie Marchal ka mbërritur në Shqipëri në vitin 1990 me një projekt për ujin e pijshëm, “dhe në vitin 2019, Shqipëria ka ende probleme me ujin e pijshëm”- thotë ajo tek na ka ftuar të ulemi në një nga tryezat e “Pastiçerisë franceze” në bllok, biznes të cilin ajo e drejton prej 20 vitesh, pasi provoi të eksploronte që të ndihmonte në disa fusha në Shqipëri.

Përpos “Pastiçerisë franceze”, znj Marchal administron edhe “Hotel De Paris” në Bllok, mike me politikanë e personazhe të njohur francez, ndër ta ish presidentin Nicolas Sarcozy, kandidate për deputete në Shqipëri më 2011, ajo ka dashur dhe ende shpreson se dëshiron të japë shumë më shumë për Shqipërinë nën lëkurën e politikanit.

“Kur njerëzve ju përmend punën e deputetit, mendja ju shkon tek përfitimet materiale, por unë mendoj ndryshe; një jetë kemi, pse të mos mundohemi të lëmë vepra të mira?
Jam e përulur, modeste kur e them këtë. Jam mërzitur pak. Kam pritur të më propozinin, siç prêt një femër propozimin e martesës (qesh).”- na tregon znj. Marchal duke vijuar rrëfimin e saj “mendoj që kam mësuar shumë gjëra, si në Francë edhe këtu.. Nuk më kanë pranuar në politikë. Këtu ka njerëz të mirë, por kanë humbur shpresat dhe ulin kokat e nuk flasin.”
Asaj i vjen shumë keq që gjërat nuk kanë ndryshuar shumë nga “90, veç fasadës.

“Jam dakord me presidentin Macron. Ne nuk i kemi plotësuar kushtet, jo vetëm për tu integruar, por as për të çelur negociatat. Por mendoj se nesër Makron do të japë një “Po” me kusht. Unë nuk e di, por kështu mendoj. Që do të ketë një para proces për në proces, po me kusht. Që të lihet një kohë e shkurtër për të plotësuar kushtet. Ndoshta Macron pranon me kusht të shtrënguara për të plotësuar kapitujt, detyrat e shtëpisë. Ka qenë një periudhë përpjekjeje në fillim, por ndali.”- shprehet znj. Marchal. Por, thotë ajo, jeta nuk është vetëm në Tiranë, është në të gjithë Shqipërinë.

Ajo na rrëfen se i njeh mirë shqiptarët dhe natyrën e tyre. Nëse iu thua “Po” duke pritur të plotësojnë kushtet, thotë ajo, , thonë mirë, mirë dhe si plotësojnë kurrë.
Për të në Shqipëri janë bërë shumë gabime.

“Jam dakord me presidentin Macron. Ne nuk i kemi plotësuar kushtet, jo vetëm për tu integruar, por as për të çelur negociatat. Por mendoj se nesër Makron do të japë një “Po” me kusht. Unë nuk e di, por kështu mendoj. Që do të ketë një para proces për në proces, po me kusht. Që të lihet një kohë e shkurtër për të plotësuar kushtet. Ndoshta Macron pranon me kusht të shtrënguara për të plotësuar kapitujt, detyrat e shtëpisë. Ka qenë një periudhë përpjekjeje në fillim, por ndali.”- shprehet znj. Marchal.

Ajo na rrëfen se i njeh mirë shqiptarët dhe natyrën e tyre. Nëse iu thua “Po” duke pritur të plotësojnë kushtet, thotë ajo, , thonë mirë, mirë dhe si plotësojnë kurrë.
Për të në Shqipëri janë bërë shumë gabime.

“Kudo ka gabime në fakt, edhe në vendet e zhvilluara. Edhe në Francë. Por Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet bazike për qytetarët e vet. Pas 30 vitesh ne në Shqipëri diskutojmë ende problemin e ujit dhe energjisë elektrike. Si ka mundësi në 2019-ën? Ka probleme me arsimin, me shëndetësinë. Janë kryesore dhe bazike për qytetarët. Njerëzit konsumojnë më pak, blejnë më pak. Është zinxhir. Njerëzit kanë frikë. Më vjen keq që Shqipëria po boshatiset. Lëvizja e njerëzve ndodh kudo në botë , por në Francë jemi 60 mln, këtu 2 mln e pak. Ndihet shumë. Për mua ky është një problem i madh.”- tregon znj. Marchal.

Gjatë bisedës ajo kujton se në vitin 1997 organizoi një konferencë për krijimin e vendeve të punës, për të nxitur të rinjtë të punojnë në Shqipëri që të mos ikin jashtë. Asgjë nuk ka ndryshuar që atëherë, më thotë ajo. Pas kaq vitesh, shprehet, përsëritet e njëjta histori.

“Ikja e shqiptarëve kthehet në një problem social. Ikin, lënë familjet. Shifrat tregojnë rritje të punësimit, por e vërteta është që punësim ka vetëm në Tiranë dhe në qytete të mëdha. Më parë kanë ekzistuar ndërmarrje në qytete të ndryshme të Shqipërisë, që kishin mundësi për të punësuar njerëz dhe të rregullonin vendin ku ndodheshin. Bashkëpunonin me kompani të huaja.”- thotë francezja Marchal, që në fakt flet në vetën e parë si qytetare shqiptare, që ligjërisht është.

E qetë, e buzëqeshur, mikpritëse, por realiste dhe me këmbë në tokë, ajo ka ide të qarta se çfarë i duhet Shqipërisë tonë dhe të sajë për të ndryshuar dhe zhvilluar.
“Duhet të punojë shumë pushteti lokal, të bëjë studim e analizë tregu për punësim dhe zhvillim. Në Kavajë ka qenë një fabrikë letre, në Pogradec një fabrikë druri. Duhen zhvilluar qytetet e vogla. Të hapen vende të reja pune atje që njerëzit të mos e kenë dëshirën për tu larguar.”- thotë Marchal.

Ajo flet me bindje se Shqipëria nuk është gati të çelë negociatat. Sipas saj, Shqipëria nuk ka bërë detyrat e shtëpisë.

“Unë e njoh mirë mentalitetin shqiptar. Më mirë të punojë 2-3 vjet Shqipëria, të forcohet, të plotësojë kushtet dhe pastaj të çelen negociatat. Unë njoh shumë shqiptarë që kanë shkuar në Francë në mënyrë të rregullt dhe kanë krijuar jetën atje duke qenë më mirë se disa qytetarë francezë, por ka disa të tjerë që…Ne në Francë kemi pritur shumë si emigrantë, ashtu edhe azilantë. Arabë, afrikanë, etj, ashtu sikurse shtete të tjera kanë pritur të tjerë. Nuk është shpikur sot azili, ka ekzistuar me njeriun lëvizja.”- thotë ajo duke e mbështetur frikën dhe drojen e Presidentit francez Emmanuel Macron që azilantët janë problem social dhe ekonomik, janë kosto dhe dyndja e tyre nuk është e mirë as për ata vetë, as për vendin pritës, në këtë rast Francën.

“Kemi gjëra të tjera për të përfunduar më pas të hapim negociatat. Mendoj që duhet të reformojmë edhe procedurën e anëtarësimit dhe të hapjes së negociatave, sepse ka shumë gjëra absurde, si shembull kemi lëvizjen e lirë përpara se të hapen negociatat. Kemi lëvizjen e lirë me Shqipërinë pa hapur negociatat dhe kjo është njëlloj marrëdhënie e çuditshme. Në mirëbesim kemi dhënë lëvizjen e lirë dhe kemi mijëra e mijëra persona që kërkojnë azil ”- do të thoshte dje në Tuluz presidenti francez pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Znj. Marchal në mbështetje të Macron, ngre pyetjen “Sa azilantë flenë në tenda, kampe, Si do integrohen? Edhe ne në Francë kemi të varfër. Nuk jam me mospranimin, me dëbimin, duhet të presim, por jo të bëhet masiv sepse del jashtë kontrollit. Unë jam që shqiptarët duhet të rrinë këtu, të punojnë këtu, të zhvillojnë vendin. Në të kundërt, vetëm pensionistët do të mbeten këtu?”- pyet zonja Marchal.

Sipërmarrësja e suksesshme është nënë e pesë fëmijëve dhe beson në fat; siç ka pasur arritje, ashtu fati edhe e ka ironizuar.

Një prej djemve të saj i ka shpëtuar ngjarjes së “Gërdecit”, po ashtu edhe sulmeve në teatrin “Bataclan”, Paris ku pasi shpëtoi nisi të ndihmonte të plagosurit.

Ajo mendon se kudo ka probleme, por njerëzit duhet të mendojnë të zhvillojnë vendin e vet.
Tek e pyes si ka rezistuar në Shqipëri me gjithë problemet që artikulon më shpjegon se e ka mbajtur biznesi dhe dëshira për të dhënë në këtë vend. “Kam krijuar diçka me filozofi, sepse po të kisha thjesht një dyqan rrobash a këpucësh, do kisha ikur herët.”- thotë ajo.
Arsyeja kryesore sipas znj. Marchal pse Shqipëria nuk zhvillohet është se nuk ka dialog.
“Ka agresivitet. Shqiptarët janë të mirë nëse u flet me butësi dhe ju hyn në zemër.

Njerëzit nuk e duan politikën, nuk kanë shpresa, nuk dinë ku të orientohen, u ka humbur boshti, nuk ka sistem vlerash. I njoh politikanët. Janë njësoj. I kam njohur nga fillimi kur kam ardhur. Mirë do ikë një palë, por kush do të vijë, ky është problemi. Ka të rinj, por nuk kanë eksperiencë dhe rrënja është vështirë të largohet. Nuk kanë ideale, e kanë mendjen tek karriera, lekët.”- thotë znj. Marchal duke na shpjeguar më tej se intergimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian e kanë në dorë politikanët.

Duhet të punojnë, të kenë vullnet, thotë ajo dhe dialog të butë, jo agresivitet. “Jo majtas, djathtas. Të jenë bashkë politikanët, për çfarë janë të pinë kafe? Politikanët shqiptarë janë kryeneç. Të pyesin, çfarë nuk kemi bërë mirë, që ti rregullojnë.
Një vend i vogël jemi. Me këtë imazh jemi ende të paragjykuar jashtë.”

Ajo këmbëngul se duhet para proces për proces derisa të bëhen detyrat e shtëpisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë