Bukëpjekësit francezë gatuan të dielën bagetën prej 140.53 metrash, më e gjata në botë, duke rikthyer një rekord të marrë nga Italia për pesë vjet.
Bageta, rreth 235 herë më e gjatë se ajo tradicionale, u bë në Suresnes në periferi të Parisit gjatë një eventi për konfederatën franceze të bukëpjekësve dhe pastiçerëve.
Bageta e mëparshme më e gjatë prej 132.62 metrash është pjekur në qytetin italian të Como-s në qershor 2019.
“Gjithçka është vërtetuar, të gjithë jemi shumë të lumtur që kemi arritur këtë rekord dhe që është bërë në Francë,” tha Anthony Arrigault, një nga bukëpjekësit, pasi u miratua nga gjyqtarja e rekordeve botërore Guinness.
Një pjesë e bagetës u pre dhe u nda me publikun ndërsa pjesa tjetër iu dha të pastrehëve.
Bageta tradicionale franceze duhet të jetë rreth 60 cm e gjatë, të jetë e bërë vetëm nga miell gruri, ujë, kripë dhe maja dhe të peshojë rreth 250 gram, sipas rregullores zyrtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.