Lajme

Francë, ekzekutohet në rrugë një shqiptar në Strasburg (Foto)

Një shqiptar rreth 60 vjeç është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin të mërkurës në Strasburg të Francës. Mediat franceze raportojnë se viktima nuk është identifikuar ende.  

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30, në një kryqëzim rruge në lagjen Plaine-des-Bouchers. Sipas informacioneve paraprake, shqiptari është qëlluar me dy plumba, një në kokë dhe një në zemër.

Sa u takon autorëve, dëshmitarët thanë se kishin parë dy persona të maskuar, të cilët pasi hapën zjarr u larguan me një automjet.

Më pas makina u gjet e djegur disa metra larg vendit të ngjarjes. 60-vjeçari raportohet se po qëndronte në një hotel në Schiltigheim, zonë që ndodhet në veri të Strasburgut. Mediat franceze aludojnë se shqiptari mund të jetë vrarë për larje hesapesh mes bandave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë