Sociale

Franca i drejtohet modelit kinez për të luftuar Covid-19

Franca është përfshirë prej kohësh në debat për zgjedhjen e modelit më të mirë për përballimin e koronavirusit, atë kinez apo atë britanik. Kinezët kanë ndërmarrë masa radikale për mbylljen e gjithçkaje, madje edhe ushqimet janë shpërndarë nga ushtria. Mbretëria e Bashkuar po miraton një qasje me të butë, duke u përgatitur për infektimin në masë të cilën e konsideron të pashmangshme. Për Britaninë e Madhe më e rëndësishmja është që spitalet të jenë gati.

Deri para disa ditësh, dukej se Franca mbështetej më shumë në filozofinë e “butë”. Ashtu si në Britani, qeveria franceze favorizoi masa të lehta, në mënyrë që vala e lehtë en infeksioneve të vazhdonte për një periudhë të gjatë, dhe spitalet mos të mbingarkohen.

Por tani, papritmas, ka një zhvendosje në drejtimin tjetër. Shkollat ​të parat, pastaj kafenetë, restorantet dhe të gjitha dyqanet jo thelbësore do të mbyllen.

Franca zbarkon ushtrinë në rrugë, Gazeta Si, 2020

Duket se qeveria tani mendon se modeli kinez dhe italian, me masa drakoniane është më i përshtatshëm. Përjashtimi i vetëm janë zgjedhjet komunale, të cilat po shkojnë përpara ashtu siç ishte planifikuar.

Cilat janë masat e fundit?

Kancelari austriak Sebastian Kurz u kërkoi njerëzve që të izolohen dhe ndaluan grumbullimin e më shumë se pesë personave që nga e hëna. Ai shtoi Mbretërinë e Bashkuar, Holandën, Rusinë dhe Ukrainën në një listë të vendeve që iu kufizoi hyrjen.

Të Shtunën kryeministri Spanjoll Pedro Sánchez tha se qytetarët nuk duhet të largohen nga shtëpia, përveç blerjes së furnizimeve dhe ilaçeve. Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë për dy javë madje edhe më shumë nëse vlerësohet e nevojshme.

Mbyllja e Kullës Eifel, Gazeta Si, 2020

Me 191 vdekje, Spanja është vendi më i goditur nga Europa pas Italisë.

Duke parë ç’po ndodhte në Spanjën fqinje, qeveria franceze mbylli restorante, kafe, kinema dhe klubet e natës.

Kryeministri Edouard Philippe gjithashtu u kërkoi njerëzve të kufizojnë udhëtimet e tyre, veçanërisht midis qyteteve. Franca, me një popullsi prej 63.5 milion njerëz, ka raportuar më shumë se 4,400 raste të konfirmuara. Numri i të vdekurve arriti të shtunën në 79.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë