Katar 2022

Franca është Brazili i ri, luan finalen e 4-t botërore në 7 edicionet e fundit

Gazeta Si – 24 vjet më parë, me suksesin e parë në Kupën e Botës të organizuar në shtëpi (3-0 ndaj Brazilit), nisi dominimi i Francës në futbollin ndërkombëtar. Dhe sot, duke pritur finalen me Argjentinën, por t’i hedhësh një sy ekipit të Deshamp, duket se ky dominim do të zgjasë edhe shumë vjet.

Janë 4 finale për Francën në 7 edicionet e fundit të Kupës së Botës (1998, 2006, 2018 dhe 2022). Atë mbrëmje të 1998-ës në Paris, me sa duket, francezët kanë marrë nga Brazili rolin e kombëtares mbretëreshë.

Deshamp ne finalen e 1998-es ndaj Brazilit si kapiten i Frances. Gazeta Si, 18 dhjetor 2022

Dhe atë mbrëmje në fushë, me shiritin e kapitenit, ishte Didier Deshamp, që është trajneri i 4-t në histori që arrin në dy finale radhazi të Kupës së Botës, pas Vitorio Poco me Italinë (1934, 1938), Karlos Bilardo me Argjentinën (1986, 1990) dhe Franc Bekenbauer me Gjermaninë (1986, 1990).

Te kjo Francë është dikush që ka kaluar edhe një legjendë si Pelè. Kilian Mbape në Katar është bërë lojtari që pa mbushur 24 vjeç ka shënuar më shumë në Botërorë (9 ndaj 7 të brazilianit) dhe tani synon rekordin e Mirosllav Kloses, shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, me 16 gola në Botërorë. Por rekordi që i intereson më shumë lojtarit të PSG-së është përsëri i Pelesë, i vetmi që ka fituar 2 Kupa Bote në moshën 24-vjeçare.

Hugo Loris ndërkohë do të vendoste një rekord absolute në rast fitoreje, do bëhej kapiteni i parë që do fitonte 2 Botërorë radhazi, pasi edhe në 2018-ën shiritin e mbante ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë