Gazeta Si – Nëse ato ndaj Belgjikës, Spanjës dhe Portugalisë ishin arritje, kjo ndaj Francës është një ndeshje historike për Marokun. Në ‘Al-Bayt’ do të jetë vërtet një derbi gjysmëfinalja mes kampionëve të botës dhe afrikano-veriorëve.
Ndeshja do të jetë e zjarrtë dhe trajneri Deshamp e di mirë, aq më tepër që Maroku do të ketë një mbështetje shumë të madhe nga tifozët e tij. “Lojtarët e mi janë të paralajmëruar. Është gjithmonë më mirë ta dish përpara se çfarë të pret”, – ka thënë trajneri francez.

Franca kërkon finale e dytë radhazi në Kupën e Botës dhe nga të gjithë konsiderohet si favorite kryesore, por Maroku ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm dhe kërkon surprizën e radhës. Tifo për të bëjnë tashmë edhe shumë futbolldashës nga vendet e tjera. Luan futboll të bukur dhe ka disa ‘armë’ të forta, duke nisur nga portieri Bono. Mungon sot Khedira i skualifikuar.
Në dyshim për Francën ka qenë mesfushori Rabiot, një nga më të mirët deri tani në Botëror. ‘Gjelat’ besojnë se edhe këtë herë do të udhhiqen nga goleadori i tyre, Kilian Mbape, shënuesi më i mirë i Botërorit me 5 gola.
Në finale ka zënë vend Argjentina, që mbrëmë mundi 3-0 Kroacinë. Të gjithë presin sfidën Mesi-Mbape, nëse Maroku do të jetë dakord.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



