Mendim

Franca bllokon heqjen e vizave për shqiptarët e Kosovës!

Pasi doli kundër hapjes së negociatave më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, presidenti Emmanuel Macron duket se po bllokon edhe heqjen e vizave më Kosovësn

Sipas deklaratave të fundit, Franca beson se Kosova nuk i ka plotësuar ende kushtet e nevojshme për liberalizimin e vizave.

Senatorja franceze Helen Conway-Mouret publikoi në faqen e saj përgjigjen nga Ministria franceze për Punët e Jashtme, duke konfirmuar se qeveria e presidentit Macron është kundër heqjes së vizave me Kosovën.

"Franca, së bashku me disa shtete të tjera anëtare, beson se në këtë fazë jo të gjitha kushtet janë përmbushur. Në fushën e sundimit të ligjit, është bërë përparim por ai nuk është o mjaftueshëm për të ndaluar korrupsionin. Prandaj vazhdimi i reformave është i domosdoshëm për të parë ndryshime të prekshme në sundimin e ligjit dhe në luftën kundër krimit të organizuar. Ligjet e miratuara së fundmi duhet të zbatohen shpejtë dhe të qëndrueshëm", thotë Ministria e Jashtme franceze në përgjigjen e saj.

Vetë senatorja shpjegon se i vjen keq për këtë vendim dhe kritikon qeverinë franceze për mungesën e ambicies dhe kurajos.

Angela Merkel,Emmanuel Macron dhe Ramush Haradinaj

"Nuk ka shenja inkurajuese në përgjigjen e Ministrisë, duke ulur pritshmërinë e qytetarëve të Kosovës, të trajtuar në mënyrë të pabarabartë në krahasim me qytetarët e tjerë në Ballkanin Perëndimor," shkruan Conway-Mouret.

Edhe pse qëndrimi i Francës ka ardhur tanimë në rrugë zyrtare, deklarata e Ministrisë së Jashtme franceze nuk është surprizë për asnjë zyrtar në Kosovë.

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi u kthyen më të zhgënjyer se kurrë nga Berlini, ku nuk morën dot asnjë premtim për çështjen e liberalizimit të vizave për shkak të Franca. Macron ka këmbëngulur për mbajtjen e regjimit të vizave ndaj Kosovës, duke e lidhur këtë vendim me Shqipërinë.

Sipas burimeve të “Deutsche Welle”, presidenti Macron e kishte justifikuar mosmiratimin e heqjes së regjimit të vizave me përvojën e keqe të Francës pas liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Gjeorgjinë, ku u shtua si numri i emigrantëve të parregullt, ashtu dhe kriminaliteti nga këto vende. Nisur nga fushata elektorale aktuale për zgjedhjet e Parlamentit Europian, Macron kishte argumentuar se, nëse ai do të hiqte vizat edhe për Kosovën, kjo do të ishte në favor të partisë së ekstremit të djathtë, Fronti Nacional”.

Thaçi nuk i kurseu kritikat duke deklaruar se Bashkimi Evropian ka mashtruar Kosovën kur kërkoi ratifikimin e demarkacionit si kusht të fundit për liberalizmin e vizave, “Kriter për vizat ka qenë demarkacioni me Malin e Zi dhe na premtuan se pas kësaj do të hiqeshin vizat. Por fatkeqësisht ky ishte një premtim i rremë”, u shpreh Thaçi.

Qershori i këtij ishte përcaktuar nga Qeveria e Kosovës si një mundësi reale për liberalizimin e vizave, por analistët europiane thonë se kjo datë është e pamundur.
Haradinaj deklaroi në mars se ekziston një mundësi reale që liberalizmi i vizave me Kosovën të ndodhë gjatë muajit të ardhshëm.

Po ashtu edhe Ministrja e Integrimit Europiane, Dhurata Hoxha ka deklaruar se Kosova po pret që në Parlamentin Evropian (PE) të përfundojnë zgjedhjet, në mënyrë që të mund të lëvizet përpara me çështjen e liberalizimit të vizave.

Kosova është vendi i vetëm në rajon, qytetarët e së cilës i nënshtrohen regjimit të vizave në zonën Shengen. Taulant Kryeziu, ekspert nga Instituti i Kosovës për Politika Europiane thotë institucionet e Kosovës nuk duhet të japin data se kur mund të ndodhë liberalizmi i vizave, pasi i gjithë procesi është në duart e vendeve anëtare të BE-së.

Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Edi Rama dhe presidenti Emmanuel Macron

“I ftoj udhëheqësit e Kosovës që të mos rrisin pritshmërinë e qytetarëve për një të drejtë fundamentale që po i mohet një kohë kaq të gjatë siç është liberalizimi i vizave. Kjo është një vendimmarrje që i takon vendeve anëtare të BE-së dhe ne e kemi parë që shqetësimi i tyre vazhdon të jetë sistemi i drejtësisë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këtu duhet të jetë fokusi i institucioneve të Kosovës”, thotë ai.

Procesi i liberalizimit të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Europian ka filluar në vitin 2012. Bashkimi Europian i kishte vënë Kosovës si detyrë të plotësojë 95 kritere për të marrë rekomandimin pozitiv për liberalizim të vizave nga Komisioni Evropian. Një rekomandim të tillë, Komisioni Europian e ka dhënë në korrik të vitit 2018, ndërkaq në shtator të po këtij viti, Parlamenti Europian ka votuar në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Por procesi ka mbetur tanimë në duart e vendeve anëtare dhe sipas sinjaleve që vijnë nga Parisi, Macron nuk ka gjasa të pranojë heqjen e regjimit të vizave më Kosovës përgjatë muajve të ardhshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë