Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për mbylljen e parkut të Liqenit për të mos lejuar qytetarët që të ecin, bashkia e Tiranës është vënë menjëherë në lëvizje. Kryebashkiaku Veliaj ka nxjerrë policinë bashkiake për të “kyçur” zonën pedonale të liqenit, që nga pjesë e digës dhe në zoën e pjesës së quajtuar si Garda e Republikës. Në ndihmë edhe të forcave të policisë dhe atyre ushtarake si pjesë e Taks-Forcës janë bllokuar të gjitha rrugët në të katër anët që të ccojnë te liqeni artificial i Tiranës. Por pavarësisht kësaj ka edhe qytetarë që po stërviten, si dhe po sodisin natyrën.
Kryebashkiaku Veliaj shprehet me anë të një postimi në Facebook se Parku i Liqenit është mbyllur.
“Por në dallim nga një dyqan apo lokal, parku nuk mbyllet dot me qepen! Ndaj, ju lutem bindjuni urdhrave të POLICISË! Faleminderit për bashkëpunimin sot, por duhet çdo ditë gjersa ta kalojmë këtë situatë. #COVIDー19”, shkruan kryebashkiaku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.































