Imazhet ajrore të fotografit Johnny Miller zbulojnë ndasinë dramatike midis të pasurve dhe të varfërve në qytetet e Afrikës së Jugut, Meksikës dhe Indisë.
Këto foto janë pjesë e projektit të skenave unike të z. Miller, të cilin ai e filloi në prill 2016 për të sfiduar pranimin e pabarazisë të njerëzve.
Fotografi me banim në Afrikën e Jugut thotë se: “Prej minutës që futni këmbën në Cape Town, ju do vëreni se jeni të rrethuar nga kasollet.”
“Fjalë për fjalë, aeroporti rrethohet prej kulla hekuri, të cilin e lini pas për rreth 10 minuta, derisa të arrini në rrethinat më të pasura ku jetojnë njerëz të privilegjuar (përfshirë veten)”.
Z Miller vazhdon: Kjo është një status quo në Cape Town, në Afrikën e Jugut dhe në shumë pjesë të botës – por kjo është një status quo me të cilën nuk pajtohem.
“Për të cituar Barack Obaman, unë besoj se pabarazia është sfida përcaktuese e këtij brezi.”
Këndi lart, i njohur si “pamja nadir”, zbulon kufijtë e përbërë prej gardheve, rrugëve ose zonave të lagështa midis të pasurve dhe të varfërve. Në njërën anë qëndrojnë shtëpi të varfra dhe në anën tjetër shtëpitë dhe pallatet e tjera të të pasurve.
Gjetja e vendeve më të mira për të fotografuar me dron i merr shumë kohë për kërkime Z. Miller. “Unë identifikoj se ku mund të shkrep fotografitë përmes një sërë mjetesh … një kombinim të të dhënave të regjistrimit, hartave, raporteve të lajmeve dhe bisedimeve me njerëzit.
“Sapo identifikoj fushat që dua të fotografoj, unë i kujtoj ato me Google Earth dhe përpiqem të hartoj një plan fluturimi, duke patur parasysh ligjin ajror, sigurinë ajrore, sigurinë personale, kohëzgjatjen e baterisë, gamën, motin, këndin, kohën dhe shumë faktorë të tjerë “.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.