Arsim

Fotot/ Mehmeti: MASR s’nxjerr dot pikët online, mësuesit grumbullohen në kulmin e pandemisë

Eksperti i Arsimit, Ndriçim Mehmeti, ka publikuar disa foto në Facebook ku shihen grumbuj mësuesish pranë zyrave arsimore. Sipas tij, mësuesit janë detyruar të grumbulloheshin masivisht në dyert e Zyrave Vendore Arsimore për të marrë pikët e provimit pasi MASR nuk i nxjerr dot online.

“Në kulmin e pandemisë qeveria Rama dhe MASR kishin një plan të mirëmenduar; zgjedhje në universitete me pjesëmarrje masive dhe provimi i kualifikimit me pjesëmarrjen e mijëra mësuesve. Por nuk u ndalën me kaq. Për të marrë pikët e provimit, mësuesit duhet të grumbulloheshin masivisht në dyert e Zyrave Vendore Arsimore për të marrë pikët e provimit në kundërshtim me Aktin Normativ e nxjerrë nga vetë qeveria. MASR mburret se do të bëjë mësim online për 650 mijë e më shumë nxënës e studentë dhe nuk nxjerr dot online pikët e provimit për mësuesit. Kjo është shpikja më e re për të ruajtur shëndetin e mësuesve tanë”, shkruan Mehmeti në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë