Pak pas paralajmërimit të ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, për marrjen nën kontroll të Aeroportit të Rinasit nga policia ushtarake, në orët e mbrëmjes ka nisur dislokimi drejt territorit i një pjese të FA-ve. Ata janë vendosur në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza”.
Ministrja Xhaçka paralajmëroi se rreth perimetrit të sigurisë së aeroportit do të vendosen efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave të Armatosura.

“Duke qenë që në një distancë fare të shkurtër nga Aeroporti i Rinasit ndodhet e vendosur edhe Komanda Ajrore e Forcave të Armatosura, kam urdhëruar që edhe Policia Ushtarake të dislokohet në këtë komandë, duke ju bashkuar kështu Policisë së Shtetit për ta mbështetur atë në garantimin e sigurisë së aeroportit”, tha ajo në një deklaratë për mediat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




