Lajme

Fotolajm / Meta në timonin e aeroplanmbajtëses amerikane

Me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, presidenti Ilir Meta ka vizituar aeroplanmbajtësen amerikane “Abraham Lincoln” në detin Adriatik.

Meta ka publikuar disa foto dhe shkruan se ishte edhe me drejtues, të cilët 20 vjet më parë kishin fluturuar në aksionin e NATO-s që i dha fund gjenocidit në Kosovë dhe Ballkan.

“Ishte kënaqësi e veçantë të vizitoja sot aeroplanmbajtësen amerikane “Abraham Lincoln” në detin Adriatik me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në #NATO. Marrëdhëniet tona të forta janë një garanci për stabilitetin e rajonit tonë, – thotë Presidenti. – Kënaqësi të takoja drejtues të cilët 20 vjet më parë kishin fluturuar në aksionin e NATO-s që i dha fund gjenocidit në Kosovë dhe Ballkan. Angazhimi i SHBA, kyç për sigurinë dhe prosperitetin e rajonit tonë”.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2245506138828980

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë