Lajme

Protesta, Kryeministria rrethohet me kangjella metalike

Para protestës së opozitës tek Kryeministria, sonte në orën 18:00, policia ka marra masa për sigurimin e godinës.

Siç shihet edhe nga fotot, policia ka vendosur kangjella rrethuese në perimetrin e godinës, ndërsa rrjeta teli janë vendosur dhe përqark Kryeministrisë, lulishteve ngjitur, por dhe piramidës.

Shtyllat janë lyer me graso për të pamundësur që protestuesit të ngjiten dhe të dëmtojnë kamerat e sigurisë, ndërhyrje është bërë edhe në ndriçim.

Rreth 1500 forca police janë angazhuar për mbarvajtjen e protestës, ku pjesa më e madhe do vendosen para Kryeministrisë, një pjesë tjetër në anën e piramidës, ndërsa do bllokohet çdo lëvizje në rrugën “Ismail Qemali”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë