Lajme

Fotolajm / Kryeministria pastrohet nga boja e opozitës

Selia e qeverisë ka marrë pamjen e mëparshme pas protestës së opozitës, ku nuk shpëtoi pa u goditur me objekte të ndryshme përfshirë dhe me bojë. Të shtunën pasdite, protestuesit arritën të çanin kordonin policor dhe të hidhnin bojë dhe domate te muret e Kryeministrisë.

Punonjësit e Shërbimit të Pastrimit dhe Dezinfektimit kanë pastruar bojën përgjatë dy ditëve që protestuesit e opozitës hodhën drejt mureve.

“Ata prish e ne ndreq, ata ndot e ne pastro, ata klith e ne fito”, ishte një nga reagimet e kryeministrit Edi Rama, referuar protestave së fundit të opozitës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë