Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë trokitur gotat në “Ditën e Europës”. Kreu i shtetit dhe shefi i qeverisë, ishin të pranishëm në aktivitetin e organizuar nga Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca në Pallatin e Brigadave.
Në fjalën e tij, Presidenti tha se ka ardhur koha që Shqipëria të realizojë ëndrrën prej gati 3 dekadash, për t’u bërë pjesë e Europës.
“Tani jemi në një moment të jashtëzakonshëm. Shqipëria është një faktor shumë i rëndësishëm i stabilitetit të rajonit dhe është një vend që e ka përqafuar fuqimisht mesazhin e 9 majit, për bashkimin në emër të paqes, për të lënë pas konfliktet, luftërat, për të lënë pas shtypjen dhe persekutimin, dhe për t’ju përkushtuar këtij projekti kaq përfshirës, kaq njerëzor, kaq universal për të cilin Ballkani ka nevojë si asnjë rajon tjetër”, tha Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




