Media Galeri

Fotoja mahnitëse e sërfistit brazilian Gabriel Medina bëhet virale

Fotografi francez Jerome Brouillet e dinte se kishte mundësinë të fotografonte një nga momentet më të veçanta, kur sërfisti brazilian Gabriel Medina kapi një nga dallgët më të mëdha, sipas BBC.

“Kushtet ishin perfekte, dallgët ishin më të larta se sa pritej”, tha Brouillet.

Por, ajo që Brouillet zbuloi kur kontrolloi aparatin e tij ishte përtej ëndrrave të tij më të çmendura.

Duke pritur në një varkë në Tahiti, ishulli më i madh në Polinezinë Franceze, Brouillet ishte përgatitur për momentin kur Medina fitoi rezultatin më të lartë në historinë e Lojërave Olimpike.

Medina doli nga dërrasa e sërfit, duke drejtuar gishtin në ajër për të festuar rezultatin e tij.

Në momentin e përsosur, Brouillet e fotografoi brazilianin në ajër, i cili dukej sikur qëndronte në tokë, ndërsa bordi imitonte qëndrimin e tij.

“Ai ishte në fund të valës dhe unë nuk mund ta shihja atë dhe më pas ai u shfaq dhe unë shkrepa katër foto dhe njëra prej tyre ishte kjo”, tha Brouillet.

“Nuk ishte e vështirë për të bërë foton. Thjesht duhej të parashikoja momentin se kur Gabriel do të kapte valën”, shtoi ai.

“Unë mendoj se ai e dinte se ishte në një nga valët më të mëdha të ditës”, tha Brouillet.

Fotografia, e cila shkoi menjëherë te redaktorët e Brouillet, shpejt bëri jehonë në internet.

Brouillet, sidoqoftë, nuk ishte në dijeni se sa e njohur ishte fotografia e tij deri në momentin që kontrolloi mediat e tij sociale.

“Sapo kontrollova telefonin tim në pushimin gjashtëminutësh pas shkrepjeve, pashë shumë njoftime në mediat sociale dhe mendova se diçka po ndodhte me këtë foto”, tha ai.

Medina e postoi fotografinë në Instagram-in e tij dhe ajo tashmë ka marrë më shumë se 3,8 milionë pëlqime.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë