Rrugëve të kryeqytetit po u shtohen dita-ditës korsitë e biçikletave, diçka normale për një qytet mjaft të populluar që është i gjithi në lëvizje. Por ajo që shqetëson në këtë moment lidhet me konfuzionin që krijohet, sepse rrugët për automjetet ngushtohen dhe gjithmonë e më tepër ngushtohen edhe hapësirat për parkim. Problemi tjetër ka të bëjë me këmbësorët, të cilët janë të padisiplinuar me këtë lloj qarkullimi dhe shpesh i gjen pikërisht në korsitë e biçikletave. Këto të fundit në të shumtën e rasteve janë në anë të rrugës, por edhe në mes të dy rrugëve me sens të kundërt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.