Fotografi që e bënë botën të kuptonte sa të rënda janë ndikimet e ndryshimeve klimatike
14:02 - 29 Mars 2023
Për shkak të temeraturave të larta, në Nordaustlandet në Svalbard, Norvegji, është krijuar një Ujëvarë.
Ndoshta mënyra më e mirë për të treguar ndryshimet klimatike janë fotografitë. Fotografët nga e gjithë bota janë munduar të tregojnë se si kanë ndikuar ndryshimet klimatike në çdo gjë.
Këtu janë fotografitë më të fuqishme, që tregojnë më së shumti dëmin.
Një grup me peshq devijuan për t’i hapur rrugë një luani deti në Galapagos. Arkipelagu në brigjet e Ekuadorit është i famshëm për jetën e tij të gjallë detare dhe është një nga zonat më të mëdha të mbrojtura detare në botë.Alice, Stanley dhe fëmija i tyre u zhvendosën pasi përmbytjet shkatërruan shtëpinë e tyre në Kenia në vitin 2017. Ata janë fotografuar në Ol Pejeta Conservancy së bashku në të njëjtin kornizë si Najin, një nga dy rinocerontët e bardhë veriorë të fundit në botë. Arinjtë polarë lëvizin në një stacion të braktisur meteorologjik në Kolyuchin, Rusi. Arinjtë janë në rrezik të veçantë nga ndryshimi i klimës, i cili po shkrin akullin e detit Arktik nga i cili ata varen.Këto foto, të marra në 2007 dhe 2022, tregojnë akullnajën Sólheimajökull në Islandë. Në dy dekadat e fundit, shpejtësia e shkrirjes së akullnajave vlerësohet të jetë dyfishuar për shkak të ngrohjes globale.Fshatarët qëndrojnë në një rruge në ishullin Bhola, Bangladesh, në vitin 2005. Zona ende vuan nga erozioni i përshpejtuar për shkak të rritjes së nivelit të detit.Trupat e gjashtë gjirafave në periferi të fshatit Eyrib në Kenia, në vitin 2021. Një thatësirë e zgjatur në verilindje të vendit dhe më gjerë ka krijuar mungesë ushqimi dhe uji si për kafshët ashtu edhe për komunitetet lokale.Një kangur hidhet para një ndërtese që po digjet në Liqenin Conjola, Australi në dhjetor 2019. Zjarret e atij sezoni ishin ndër më të këqijat që kishte parë ndonjëherë vendi, me gati tre miliardë kafshë që ngordhën.Një ari polar i dobësuar në kërkim të ushqimit. Fotografia, e realizuar në vitin 2017, mori vëmendje të gjerë, duke ndezur një debat rreth ndryshimeve klimatike.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.