E quajtur ‘Imazhet e Ndryshimit’, seria e fotografive të marra nga hapësira tregon ndryshime klimaterike nga një kombinim i ndryshimit të klimës, urbanizimit, përmbytjeve dhe zjarreve.
Kjo përfshin akullnajat e tkurrura në Zelandën e Re, borën në shkretëtirën e Saharasë, shkrirjen e akullit në Kanada dhe zvogëlimin e udhëtimeve në Wuhan, Kinë për shkak të kufizimeve të koronavirusit.
I përbërë nga më shumë se 500 imazhe, përfshirë para dhe pas shkrepjeve të bëra në kohë të ndryshme, koleksioni tregon realitetin e ndryshimit të klimës në Tokë.
Imazhet e akullit të detit Arktik të kapur në 1984 dhe 2020 tregojnë ndryshimin e dukshëm në shtrirjen e rajonit të ngrirë duke treguar se sa shumë është shkrirë në 36 vjet.
“Me ritmin që ne po vërejmë këtë ndodhi, ka shumë të ngjarë që akulli i detit të Arktikut të zhduket plotësisht brenda këtij shekulli,” tha shkencëtari i NASA-s Joey Comiso.
Një set fotosh duket se tregojnë akullnajat të Islandës tërësisht të shkrira, zjarret duke djegur Argjentinën dhe një përmbytje në Pakistan. Gjysma e imazheve janë marrë para se të ndodhte një ngjarje në disa raste deri në katër dekada më parë dhe gjysma tregojnë të njëjtën vendndodhje pas një incidenti të madh.
Burimi:Daily Mail/Përktheu:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)













Lini një Përgjigje