David Gilliver është fotografi që ka fituar çmim në British Photography Awards të këtij viti. Puna e tij është ndryshe. Ai u bën fotografi nga afër sendeve duke përdorur figurina në miniaturë.
Ai e vuri re këtë mënyrë pune rastësisht kur ishte në Shkollën e Artit në Glasgow në fund të viteve 1990.














Gilliver tha se po shikonte nga dritarja kur pa një kamion në rrugë që u përmbys dhe ra sipër një makine.
Ai tha se e dinte se situata ishte serioze, por nga këndvështrimi i tij në katin e katërt, kjo i kujtoi atij skenat që ai krijonte me lodrat kur ishte fëmijë.
David bëri një foto të kaosit dhe e rikrijoi atë duke përdorur figura në miniaturë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




