Në malin e shenjtë të Tomorit prej dy ditësh ka nisur pelegrinazhi i përvitshëm i besimtarëve bektashinj. Ata kremtojnë në Teqenë e Kulmakut festën në nder të Abaz Aliut.
Siç shihet nga fotot e siguruara nga Gazeta Si, pjesëmarrja e besimtarëve është shumë e madhe. Ata shihen grupe-grupe duke kryer ritet fetare, ku një ndër ta është edhe kurbani në nderim të tij. Gazeta Si mëson se janë therur rreth 1500 qingja për këtë festë.
Pelegrinazhi i përvitshëm në malin e Tomorit zhvillohet gjatë periudhës 18-25 gusht dhe çdo vit kjo festë e bekshtashinjve regjistron mijëra besimtarë nga vendi dhe bota.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.