Ngjarje

Foto / Vrasja për xhelozi nga burri? Postimet e fundit të Klodianës: Gratë nuk mund të jetojnë në ferr!

Gazeta Si – Bashkëshorti i Klodiana Vefës, e ekzekutuar në mes të rrugës në Itali, është shpallur në kërkim nga policia si autori i dyshuar i vrasjes në Firence të Italisë.

Çifti prej disa kohësh nuk jetonin më bashkë, ishin drejt divorcit, por nuk ishin ndarë ligjërisht. Mediat italiane, raportojnë se 35-vjeçarja shqiptare dhe nënë e dy fëmijëve u vra disa dhjetëra metra larg shtëpisë ku banonte, me sa duket në kulmin e një debati. Për momentin nuk ka asnjë dëshmitar okular të vrasjes.

Sipas asaj që ka pohuar edhe njëri nga fëmijët në polici, të cilit i referohen edhe mediat italiane duket se mes çiftit ka pasur mosmarrëveshje, ndoshta për shkak të xhelozisë së burrit, Alfredit, 45 vjeç.

Klodiana Vefa punonte si kamariere në një piceri dhe ishte integruar në komunitetin e Castelfiorentinos, ku jetojnë shumë shqiptarë.

Gruaja, la pas dy fëmijë, 17 dhe 14 vjeç, ndërsa në rrjetet sociale shprehte herë pas here vuajtjet e një marrëdhënieje të vështirë me bashkëshortin.

“Nëse një burrë pret që një grua të jetë një engjëll në jetën e tij, ai së pari duhet të krijojë parajsën për të. Sepse engjëjt nuk jetojnë në ferr”, ka shkruar Klodiana Vefa në një nga postimet e saj në rrjetet sociale.

Klodiana nuk ishte ndarë nga bashkëshorti, me të cilin kishte dy fëmijë që tani janë 17 dhe 14 vjeç, por nuk jetonin më bashkë. “Jam prej betoni të fortë dhe xham të fryrë”, ka shkruar gruaja.

Duke lundruar nëpër postimet e saj, Klodiana jetonte në dashuri. Dukej se ushqehej me të. “Nuk erdha këtu për lojë, duke rrezikuar të dy”, ka shkruar ajo.

“Dashuria të çon gjithmonë pak në befasi: ka nga ata që e jetojnë atë me pasion dhe gjithë forcën që janë të aftë”.

Dhe përsëri: “Nuk ka racë, asnjë fe, asnjë klasë shoqërore, asnjë ngjyrë, asnjë orientim seksual që të bën më të mirë se dikush tjetër. Të gjithë jemi të denjë për dashuri”.

Shumë pranë fëmijëve të saj, të cilët shfaqen shpesh krah saj, Klodiana publikon foto në të cilat i përqafon. “Shpresoj të të shoh gjithmonë kaq të lumtur. Nëna është gjithmonë nënë”, lexohet në një nga këto foto ku portretizohet vajza e saj në festën e ditëlindjes. Edhe në këtë rast Klodiana përqafon vajzën e saj. E bën edhe kur janë me pushime bashkë. Ajo i përkufizon si “pasuria ime”.

“Më bëre foton më të mirë Alfio: më bëre të qesh”, shkruan ajo për të komentuar portretin që i ka bërë një mik.

Ajo është ulur në lëndinë, e veshur me xhinse, buzëqeshja e saj është e qetë. Është ndoshta momenti i qetësisë që Klodiana e ka kërkuar gjithmonë në ekzistencën e saj, gjithmonë nëse është e vërtetë – siç po del në dritë këto orë – që ka pasur debate me bashkëshortin.

“Jeta është një ushtrim i pafund durimi”, shkroi ajo në vitin 2020. Klodiana punonte si kameriere në një piceri dhe ishte integruar në komunitetin e Castelfiorentinos.

Klodiana la pas djalin 17-vjeçar dhe vajzën 14 vjeçe. Mbrëmjen e së enjtes, Alfredi raportohet se i shkoi në shtëpinë ku gruaja jetonte me fëmijët dhe mes tyre nisi një zënkë.

Më pas dolën jashtë në rrugë. Pak çaste më vonë u dëgjuan të paktën dy të shtëna. Një prej plumbave i mori jetën Klodianës, ndërsa autori i dyshuar u largua me makinë nga vendi i ngjarjes.

Ishin fëmijët dhe familjarët që e gjetën të pajetë Klodianën. Autoritetet italiane aktualisht në kërkim kanë shpallur pikërisht bashkëshortin e saj.

Nga raportimet e deritanishme në mediat fqinje, thuhet se çifti po ndahej e se mes tyre kishte pasur debate herë pas here, me në qendër xhelozinë e Alfredit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë