Një sasi prej 1.5 tonë kanabis që vinte nga Shqipëria është kapur nga autoritetet policore në zonën e Muglas në Turqi. Sipas mediave lokale, droga ishte fshehur në pyll, pasi ishte transportuar më herët me skaf përmes detit.
Policia turke ka pasur informacion për sasinë e madhe të lëndës narkotike dhe gjatë një operacioni ka arrestuar tre persona, të cilët ishin t armatour me pistoleta.
Muğla’nın Dalaman ilçesinde Jandarma ve Sahil Güvenliğin düzenlediği operasyonda 1.5 ton uyuşturucu madde skunk ele geçirildi
Sipas asaj që raportojnë mediat turke, policia ka marrë informacion për disa lëvizje të dyshimta në zonë dhe kur kanë shkuar atje fillimisht me helikopter, konstatuan tre persona që po përpiqeshin të nxirrnin nga rëra e bregut të detit një kamion, i cili kishte ngecur aty.
Duke mos mundur që ta nxirrnin kamionin, tre trafikantët që dyshohet se janë shqiptarë, e shkarkuan drogën, duke e fshehur në një zonë të pyllëzuar aty pranë, gjë që u pikas nga policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.













