Media Galeri

Foto, video/ Protestë në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Shumë shqiptarë kanë marrë këtë të shtunë, rrugën drejt kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut për t’u bërë pjesë e protestës së thirrur nga organizatat e veteranëve në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Me simbole, flamuj dhe pankarta të shumta, sheshi “Skënderbeu” në Shkup është mbushur nga një numër i madh pjesëmarrësish.

Kjo është protesta e pestë, pas atyre të mbajtura në Prishtinë, Tiranë, Strasburg dhe Hagë. Nga pikëkalimi kufitar mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut, shumë qytetarë kanë marrë me vete pankarta me simbole dhe flamuj të shumtë kombëtarë.

Protesta e thirrur në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së ka bërë bashkë Fatmir Limajn, Hysni Gucatin dhe Ali Ahmetin, si dhe vëllanë e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë