Dy tornado kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 7 personave dhe 218 të plagosur në Whuan, në Kinën qendrore-lindore. Të dy tornadot, të krijuara rreth 90 minuta larg njëra-tjetrës, përmbysën kasollet dhe thyen disa pemë në rrugë.
Makinat u shkatërruan nga objektet që ranë mbi to, pemët u çrrënjosën, kasollet u morën nga era dhe kolonat e energjisë elektrike ranë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në më shumë se 26,000 familje. Rreth 30 shtëpi u shkatërruan, sipas autoriteteve të Wuhan.
Në fillim të majit, një stuhi e fortë e shoqëruar nga erëra të forta kishte vrarë 11 njerëz në një qytet tjetër afër Shangait. Wuhan është qyteti i mirënjohur, ku virusi Covid-19 u zbulua për herë të parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)










Lini një Përgjigje