Bota

Foto / Tërmeti në Turqi, 8-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 52 orësh

Gazeta Si - Një djalë 8-vjeçar është nxjerrë i gjallë pas 52 orësh nga rrënojat e një ndërtese që u shemb nga tërmeti i së hënës në provincën Hatay të Turqisë. Lajmi raportohet nga BBC, i cili thekson se fëmija, Yigit Cakmak, u përcoll menjëherë në krahët e nënës së tij pa asnjë lëndim serioz.

Siç duket nga fotot që po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale, i mituri buzëqesh dhe përshëndet me dorë të pranishmit pasi nxirret. 

Emocionues është edhe momenti i takimit me nënën e tij. Kjo e fundit nuk i mban lotët pasi është bashkuar me të birin.

Hatay është një nga zonat më të prekura nga tërmeti në Turqi. Deri më tani si pasojë e tërmetit me magnitudë 7,8 përllogariten rreth 9.500 të vdekur dhe mbi 38 mijë të plagosur në Turqi dhe Siri.

Në rrjetet sociale janë shfaqur video të shumta prekëse, teksa fëmijë të shumtë janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat nga ekipet e shpëtimit.

Por frika është e madhe se numri i viktimave mund të shtohet ndjeshëm. Zyrtarët janë shprehur se numri i viktimave mund të dyfishohet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë