Ka ndodhur

Foto / Dy të vrarë me armë zjarri në Korçë, autori vret 40-vjeçarin dhe më pas vetëvritet

Gazeta Si - Ilo Lluka 61 vjeç dhe Emiljano Pine alias Jorgo Prifti, rreth 40-vjeç, kanë mbetur viktima nga të shtënat me armë zjarri në një ngjarje të rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj mërkure në Korçë.

Sipas njoftimit të policisë, konfirmohet se kemi të bëjmë me një vrasje dhe më pas vetëvrasje, në dyshimin e një krimi brenda një marrëdhënieje familjare.

Mësohet se 61-vjeçari ka qëlluar për vdekje me armë 40-vjeçarin Emiljano Pine dhe më pas ka vrarë veten. 

Ngjarja ka ndodhur pranë një hoteli në lagjen nr. 18, Korçë, rruga "Koço Golniku", rreth orës 20:25. 40 vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës. Kurse autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, është vetëvrarë me armën e krimit.

“Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga “Koço Golniku”, Ilo Lluka, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri Emiljano Pine, rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës. Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes”, tha policia e Korçës në një njoftim për mediat.

Paraprakisht raportohet se dyshimet janë që kemi të bëjmë me një krim në familje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë