Njerez

Foto simbol e spitalit të Kremonës

Një infermiere e rraskapitur pushon me kokën mbështetur përballë kompjuterit në një teshë të vendosur mbi tavolinën e punës.

Koha e nevojshme për të rifituar pak nga energjitë e për t’u kthyer në vijën e parë të frontit për të luftuar koronavirusin.

Fotoja është shkrepur nga një mjek brenda spitalit të Kremonës, njëri prej më të goditurve nga emergjenca. Në pak orë, fotografia është kthyer në simbol të luftës ndaj virusit Covid-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë