Gazeta Si – Tirana është e blinduar që prej mbrëmjes së të hënës nga forcat e policisë për shkak të mbarëvajtjes së samititBE-Ballkani Perëndimor.
Siç shihet nga pamjet, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit janë marrë masa të rrepta sigurie, ku në të gjithë perimetrin e sigurisë ndodhen policë të shumtë.
Me dhjetëra qytetarë shihen në radhë në bulevard, t cilët presin në radhë për të kaluar, pasi kordoni i policisë nuk i lejon të prekin “zonën e kuqe”.
Siç paralajmëroi më herët policia, ata duhet të keë një mjet identifikimi apo dokument të punës për të vijuar angazhimin e tyre.
Ndërkohë, Njësia antieksploziv ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, kontrolle dhe me qen në ambientet ku do të zhvillohet samiti dhe në perimetrin e sigurisë.
Kontrollet në kuadër të masave të sigurisë për samitin që do të mbahet sot në Tiranë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.