Gazeta Si – Një 50-vjeçar shqiptar, së bashku me bashkëshorten dhe dy nipat, janë arrestuar në Greqi pasi janë kapur me 580 kg kokainë. Sipas mediave greke, në total janë arrestuar 7 persona.
Policia greke ka tentuar të ndalojë dy automjete në zonën e Agia Triada dhe Neo Epivaton. Një nga automjetet ka ndaluar, ndërsa tjetri ka tentuar të largohet duke u përplasur me një makinë policie dhe më pas me gardhin e një ndërtese, pa pasur dëme në njerëz.


Të dyja mjetet rezultojnë të marra me qira, raportojnë autoritetet greke. Brenda dy mjeteve dhe në një banesë të kontrolluar, u sekuestruan 500 pako me 585 kg 208 gram kokainë, 7.440 euro, 7 celularë, detektor metalik dhe objekte të tjera.
Mësohet se është arrestuar kreu i grupit, një 50-vjeçar shqiptar, i cili trafikonte kokainë nga Amerika Latine për shpërndarje në Greqi dhe Europë.


Si dhe është arrestuar bashkëshortja e tij, 42-vjeçe dhe dy nipat e tij 33 dhe 21-vjeç si dhe një grek 35-vjeç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.